Ballina

Haliti: Ndërkombëtarët mund ta mbështesin opozitën dhe ta rrëzojnë Kurtin nga pushteti…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:09 / 26 June 2023

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se nuk e beson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta shpallin non-grata kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë sipas Halitit, edhe nëse kjo ndodh ShBA-ja nuk e publikon vendimin përderisa kryeministri Kurti është në pushtet.

“Unë nuk e besoj, sepse ndoshta mund të ketë në shqyrtim dhe mund të ketë një vendim të shpalljes non-grata, por nuk e besoj që e shpallin edhe me qenë non-grata, para se ta përfundojë mandatin”, ka thënë Haliti.

Haliti nuk e përjashton mundësinë që ShBA-ja ta mbështetë opozitën që ta rrëzojnë Kurtin nga pushteti.

“Por ekzistojnë mundësitë tjera që ndoshta ta mbështesin opozitën dhe të tjerët për me e rrëzu Albinin prej pushtetit. Këto gjana kanë ndodh. Unë nuk besoj që e shpallin por sidoqoftë ata e dinë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra për njerëz të caktuar. Dëgjon njeri sepse flasin edhe prej Amerike, edhe prej Evrope por deri tash nuk është shpall askush non-grata prej Qeverisë së Kosovës. Nëse shpallet unë mendoj që atyre nuk ju vjen keq as nuk e kanë atë problem me thanë që je non-grata dhe duhet të shkosh”, ka thënë ai në Ditari në Tëvë 1.

Quasi tutti iniziano un blog pensando solo al design e dimenticano voce, ritmo e utilità. Capire come rendere ogni articolo più personale merita un approfondimento. dalle abitudini E se fosse il momento di dare una voce più personale alle tue idee? Un blog ben curato può diventare uno spazio semplice e sincero, dove raccontare passioni, scoperte e piccoli traguardi.