Lajme

Haliti pas videos së LVV-së: Rrugaçëve nuk u jap llogari, institucioneve të shtetit po

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:19 / 3 October 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se ai nuk u jep llogari “rrugaçëve” por vetëm institucioneve të shtetit.

Një reagim i tillë i Halitit vie pas publikimit të një videoje nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilën cilësonte opozitën si “shkatërrues të shtetit”.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Haliti ka thënë se në rast të posedimeve të mendimeve të tilla, të njëjtat do duhej të adresoheshin në gjykatë dhe jo përmes rrjetit social, Facebook.

“Me kriju mendime negative për njerëzit që kanë kontribuar ose nuk kanë kontribuar, që kanë shkatërruar shtetin ose që kanë keqpërdorur pozitën nuk gjykohen përmes facebookut por denoncohen në prokurori dhe në gjykatë”, ka deklaruar Haliti.

Krahaj kësaj, ai ka thënë se nuk sheh asnjë projekt të realizuar nga ana e LVV-së përgjatë kohës së qeverisjes së tyre.

“Akrobacionet të tipit të njerëzve të ligë i quaj gjëra të cilat ata që i bëjnë duhet të japin llogari para Gjykatave të Kosovës. Përveç sharjeve dhe shpërndarjeve të ndihmave për interesa elektorale, nuk kanë bërë asgjë. Nuk po shoh projekte të realizuara nga ta në Kosovë, nuk ka spitale, mirëmbajtje të rrugëve, është ndërprerë ndërtimi i ujësjellësve”, ka deklaruar ai.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përmes një video në Facebook, ka kritikuar opozitën, duke thënë se për 20 vjet rresht në Kosovë kanë qeverisur “shkatërruesit e shtetit” që nuk duan ta shohin Kosovën mirë.