5:35 / 31 October 2024
Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës, ka vizituar Fushë Kosovën.
Hamza ka shkruar se në çdo komunë është i madh numri i qytetarë që po i bashkohen.
Tutje, Hamza ka shkruar se PDK-ja mund të ndërtojë një Koosvë më të mirë.
“Në çdo komunë është i madh numri i qytetarëve që po na bashkohen. I tillë ishte edhe në Fushë Kosovë. Për secilin prej nesh është emocionues rrugëtimi i ri që kemi nisur, i cili do ta përcaktojë drejtimin e ri të shtetit tonë.
Ne mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë, të barabartë, të sigurt, të drejtë dhe me perspektivë për secilin qytetar” – ka shkruar Hamza.