Lajme

Hamza shpreh mirënjohje gazetarëve: Media e lirë është garancia për një shoqëri të drejtë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:32 / 27 December 2024

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se gazetarët janë ata që na informojnë, na mbajnë përgjegjës dhe në rrugën e duhur.

“Një media e lirë është garancia më e mirë për një shoqëri të drejtë dhe një qeverisje të përgjegjshme”, ka thënë Hamza.

“Ne, secili nga pozicioni i tij, duhet të vazhdojmë të punojmë për një Kosovë me më shumë transparencë, llogaridhënie dhe informim të drejtë për qytetarët tanë”, ka shkruar kandidati i PDK-së për kryeministër.