Lajme

Kurti: Të burgosurit politikë janë një komunitet i veçantë që e bëjnë historinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:35 / 27 December 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e vëllimit të parë të librit të të burgosurve politikë, që tashmë po merr formën e një dokumentacioni gjithëpërfshirës e arkivor me titull “Amza e Lirisë, Leksikoni i të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi 1944-1953”.

Ngjarja u mbajt në hapësirat e Institutit të Historisë në Prishtinë.

“Të burgosurit politikë, jo vetëm në Kosovë, janë një komunitet i veçantë politik dhe një lloj kategorie po ashtu e posaçme mes subjekteve që e pësojnë por edhe e bëjnë historinë. E them këtë, sepse të burgosurit politikë janë njerëz që në periudha të caktuara të jetës së tyre, e kanë humbur edhe lirinë e tyre individuale fizike për shumë vjet, duke përfunduar nëpër burgje për shkak të bindjeve të tyre politike apo të ideve e të projekteve politike që ata mund t’i kenë përfaqësuar dhe për jetësimin e të cilave janë angazhuar në kohë e në rrugë të ndryshme”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në kumtesën për media nga zyra e kryeministrit tutje theksohet se dhjetë ditë më parë, kryeministri ishte në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën (1945-1999)”, në të cilin ishin përmbledhur dhjetë intervista të thella me dhjetë të burgosur politikë. Ai tha se i vjen shumë mirë që sheh që korpuset aq të mëdha të veprave të ish-të burgosurve politikë me poezi e prozë, me kujtime dhe me atë lloj literature që janë referuar si letërsi e burgut në vitet e fundit, po shtohen edhe botimet e një karakteri më akademik e shkencor sikurse ky që po e promovojmë sot.

“Shpresoj shumë dhe uroj që ashtu siç sugjeron pjesa fundore e këtij titulli libri vëllimi i parë, Shoqatat e të Burgosurve Politikë të Kosovës të arrijë t’i botojë edhe vëllimet e tjera të këtij leksiku edhe për të burgosurit politikë të dekadave pasuese nga Adem Demaçi te Rexhep Malaj, nga Fazli Grejçevci te Ukshin Hoti”, tha kryeministri në fjalën e tij.

Ai u uroi të pranishmëve festat e fundvitit dhe një Vit të Ri e të mbarë e të mirë për familjet e tyre, kolegët e shoqërinë, dhe i falënderoi që gjithmonë ftohet në organizime të tilla.

Ko po napornem dnevu zmanjka časa, preprost zdrav obrok pogosto reši večer. To temo je vredno bolje spoznati. Večina pri mariniranju gob zgreši skrivnost Znanci pogosto svetujejo, da je za zdravo kosilo dovolj le skleda solate, vendar to ne drži vedno. Boljši pristop je preprost recept z nekaj beljakovinami, svežo zelenjavo in okusnimi začimbami.