Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot e 23 vjet më parë Gjakova përjetoi tmerrin e barbarisë serbe.
“Sot me përulje të thellë, kujtojmë martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona. Kujtojmë me dhembje jetët dhe familjet që u shuan, Vejsa, Hoxha, Caka, Gashi, Nuqi, Cana, Guci, Kurti, Kavaja, Gërçari, Dylatahu, Qarkaxhiu, Bërdoniqi, Tetrica, Haxhia dhe Demjaha.
Barbarët nuk kursyen as foshnjet, as pleqtë. Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre. Ta ruajmë e ta çmojmë, bashkë me kujtimin për të rënët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Në mes datave 1 dhe 2 prill të vitit 1999, forcat serbe në Kralan të Gjakovës kishin vrarë dhe më pas edhe djegur 20 persona, shumica prej tyre pleq dhe fëmijë.
Në po të njëjtën ditë ndodhën edhe vrasjet dhe masakrat e 57 martirëve në po të njejtën lagje, ku edhe kryesisht u morrën burrat dhe djemtë për t’u vrarë e më pas edhe zhdukur.