Lajme

Haradinaj: Ikja prej Amerikës të çon në Moskë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:59 / 8 November 2022

“Albin Kurti dhe demagogët e tij kanë vendos që të mos ecin rrugës që ua kërkon Amerika, e të ecin në një rrugë që është e paqartë se e kujt është”, ka thënë Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media.

Haradinaj hodhi dyshime ndaj kryeministrit kur shtroi pyetjen se “i kujt është Albin Kurti dhe për kë punon ai” ndërsa e vlerësoi si krejtësisht kundër interesave kombëtare të Kosovës refuzimin e kërkesës së ShBA-së ndaj qeverisë për shtyrje dhjetë muajshe të çështjes së targave.

Ish-kryeministri Haradinaj tha se duhet “menjëherë” të aplikohet kërkesa amerikane deri në arritjen e marrëveshjes së propozuar në planin franko-gjerman.

“Ikja prej Amerikës është shkuarje në Moskë. S’ke ku shkon tjetër, vetëm në Moskë”, tha mes tjerash Ramush Haradinaj.

Duke folur për planin franko-gjerman, Haradinaj tha se aty në përmbajtje është njohja dhe kësaj marrëveshje, me lëvizje të gabuara, gjithnjë sipas tij, Albin Kurti po ia ndihmon Serbisë t’i shmanget asaj.

“Serbia, sponzorët e saj, satelitët e saj kanë skenare për dështimin e marrëveshjes tani të njohur si plani franko-gjerman që në përmbajtje ka njohjen e Kosovës nga Serbia. Në këtë situatë për fat të keq është kyç dhe po ndihmon kryeministri Albin Kurti”.

Kërkesën amerikane ndaj Kosovës për pezullim të zbatimit të vendimit për targat, Haradinaj e sheh në funksion të mbajtjes së presionit në Beograd, derisa, sipas tij, kryeministri veproi përkundrazi.

Quasi tutti commettono l'errore di pubblicare senza una direzione chiara, riempiendo il blog di contenuti scollegati. Definire voce, obiettivi e pubblico rende il sito più coerente: vale la pena approfondire questo aspetto. Pochi o troppi colazione dolce o Caffè nero o zuccherato: aggiunta Potare male le quattro bevande meglio degli spuntini alimentazione ideale Autunno: guida alla potatura delle perenni Mirtilli o D'autunno il passo svela Tre farmaci o pressione ancora alta emicrania o cefalea: tipi e cause Anche il Botox richiede preparazione Molti lettori scoprono un blog proprio quando smettono di cercare risposte perfette. Da quel momento, anche una pagina semplice può diventare un punto d'incontro: basta una voce riconoscibile, qualche idea sincera e la costanza di tornare a scrivere.