Lajme

Haradinaj: Kosova dhe Mali i Zi s’kanë demarkim, kufiri është aty ku ka qenë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:48 / 12 May 2022

Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është aty ku ka qenë para ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, duke shtuar se kjo marrëveshje nuk është zbatuar asnjëherë.

“Ne e kemi pasë një marrëveshje në Bruksel për Demarkacion me Malin e Zi dhe kundërshtimi jonë e ka pru një marrëveshje mes dy presidentëve, në atë kohë presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Milo Gjukanoviq i cili është president edhe i kryeministrit Dritan Abazoviq sot. Marrëveshja është e integruar në ligjin të cilin ne e kemi votuar dhe derisa nuk kemi demarkim sepse njerëzit nuk po e kapin drejtë dhe unë jam i asaj pjese, prandaj kushdo që dëshiron le të vjen me mua dhe le ta sheh se kufiri është aty ku ka qenë. Ne nuk kemi demarkim me Malin e Zi dhe kjo i bie se ajo marrëveshje nuk është zbatuar asnjëherë. I bie që në letër në nenin 12 shkruan “Korrigjimi i kufijve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit” dhe kjo i ka marrë 81 vota në Parlamentin e Kosovës”.

Haradinaj shtoi se marrëveshja e nënshkruar mes ish-presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi parasheh që në momentin e demarkimit fizik të kufijve të bëhet edhe korrigjimi.

“Republika e Kosovës dhe Mali i Zi në momentin që e bëjnë demarkimin fizik kanë me u marrë ose nuk kanë me u marrë vesh. Në rast se dikush në institucionet e Kosovës nuk e respekton atë votim në Parlament ka bërë shkelje ligjore, sepse është ligj i votuar në Kuvendin e Kosovës”.

“Pas marrëveshjes në Bruksel, ne e kemi marrëveshjen e dytë mes dy presidentëve e cila është e shkruar në 12 nene, ku nen i 12-të është korrigjimi i kufijve, dhe është në kuadër të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj në “Rubikon” të Klan Kosovës.