Lajme

Haradinaj: Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dalë në anën e rusëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:06 / 22 March 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është shqetësuese refuzimi i projektit amerikan për gazin nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se ky refuzim nuk ka kaluar pa u vërejtur në Uashington.

“Për mua është shqetësuese refuzimi i projektit me financim nga presidenti i Amerikës, e presidentja e Kosovë nuk e ka një qëndrim të qartë. Unë nuk besoj që kjo çështje është pak. Nuk besoj që kjo në Uashington ka kaluar pa u vërejt. Nuk mendoj që ata menjëherë ankohen por nuk është që se vlerësojnë këtë situatë”, ka thënë ai.

Më tutje, Haradinaj deklaroi se me refuzimin e projektit të gazit amerikan, Kurti sipas tij ka kaluar në anën e gazpromit dhe rusëve.

“Kryeministri Kurti duke refuzuar projektin e gazit amerikan ka dal në anën e gazpromit dhe rusëve”, ka thënë ai në T7.