Lajme

Haradinaj, Kurtit: Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 22 April 2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shtruar një varg pyetjesh kryeministrit Albin Kurti, duke pyetur për, siç tha ai, dështimet në disa fusha.

“Pse po dështon ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike në vend? Pse ka dështuar Kosova C, Kosova e Re, remonti i termocentraleve, i paraparë të kryhej gjatë verës?”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Sot News.

“Pse janë paguar dhjetëra milionë për blerjen e rrymës me çmime astronomike gjatë dimrit? Pse paguhen dhjetëra milionë të tjerë për rrymën e vjedhur në veri? Pse është refuzuar gazi amerikan? Pse e ke refuzuar komisionin hetimor për blerjen e energjisë?”, vazhdoi deputeti.

Tutje Haradinaj po ashtu i bëri pyetje Kurtit për raportimet se ambasadori kosovar në Slloveni, Martin Berishaj, është i përfshirë në një skandal të madh financiar.

“Pse njeriu yt po përflitet të jetë pjesë e skandalit financiar të një kompanie mafioze energjetike?”, pyeti Haradinaj.

“Fol Kryeministër. Shpjegoja popullit ku je ti në këtë histori?”, përfundoi kreu i AAK-së.

Ogni mattina controlliamo il telefono prima ancora del caffè, e spesso finiamo su pagine personali che raccontano idee, esperienze e passioni. Capire come nascono merita un esame più approfondito. quel piccolo sintomo ignorato in menopausa Dicono di prepararsi: ecco la data il calore si conserva anche Il cervello Quando una pausa imprevista cambia la giornata, annotare pensieri e piccoli dettagli aiuta a dare forma a un blog personale, senza trasformarlo in un diario perfetto.