Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se opozita bashkë ka më shumë deputetë sesa Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e saj.
Më tutje Haradinaj u shpreh se A e keni pa çka bën për vëllanë e vet, Rashiqin e opozitën shqiptare i quan hajvanë.
“Dilte e mbronte Rashiqin, kështu e mbronte edhe një herë Oliver Ivanoviqin, e pat shpallur hero njeriun që ka qenë pjesë e masakrës së shkurtit në Mitrovicë.A e keni parë çka bënte për vëllanë e vet, Rashiqin. Për të ishte në gjendje që ta sakrifikonte kryeministrin e Kosovës, doli kryeministri i Kosovës edhe e merrte në mbrojtje Rashiqin”, tha Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.
Ai më tej foli edhe për mundësitë e formimit të qeverisë së re, ku t ha se nëse bëhet një koalicion opozitar, atëherë deputetët nga pakicat jo-serbe nuk do të rrinë në opozitë me Kurtin.