Lajme

Haradinaj për raportin e Freedom House: Kam punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:56 / 20 April 2022

Kryeatari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikim të raportit nga Freedom House, i cili tha se Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi janë përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Haradinaj tha se ka punuar për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

“Dua t’ju siguroj se edhe si kryeministër, por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook, transmeton Sot News.

Tutje, ish-kryeministri tha se do të vazhdojë t’i bëj opozitë qeverisë së tanishme.

“Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj qeverie t’i bëj opozitë, duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, u shpreh tutje Haradinaj.