Lajme

Haradinaj: Radojçiqi u kthye në qeverinë Kurti – ndërtoi edhe vilë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:50 / 31 January 2025

Kandidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kohës sa e ka udhëhequr qeverinë e vendit, organet e rendit e kanë identifikuar si të dyshuar Milan Radojçiqin, për një situatë të caktuar.

Ai tha se është bërë edhe bastisje në shtëpinë e tij, dhe se nga koha kur ishte kryeministër, Radojçiqi s’u kthye në Kosovë.

Por, siç tha kreu i AAK-së, krimineli serb u kthye me armë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

“Unë e kam pritur Radojçiqin si ky që e ka pasur ministër Rakiqin dhe e ka Rashiqin. E kam pritur si zyrtar, atëherë nuk ka qenë ky që është sot. E ka lëshuar qeverinë e Kosovës edhe Lista Serbe, kur i kemi votuar ligjet e ushtrisë. Gjatë kohës së qeverisjes sa kam qenë kryeministër, organet e rendit e kanë identifikuar si të dyshuar për një situatë të caktuar, i kanë shkruar në shtëpi me bastisje e që atëherë Radojçiqi s’ka qenë në Kosovë, nga qeveria ime pra. Në kohën e këtyre, është kthyer me armë, por para se të kthehej me armë, e ka ndërtuar edhe një vilë atje të re në kohën e qeverisë Kurti, e këta e kanë lavdërimin e tyre që e kemi ndjek”.

“Në demokraci, duhet me i fituar argumentet, jo betejat. Shyqyr në Banjskë kemi fituar, por ne e kemi fituar betejën në Bansjkë por nuk është sanksionuar Serbia, por ne. Gërvalla është dashtë me ditë këtë nga një fuqi siç është BE-ja”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Molti blog personali nascono senza un piano editoriale, ma diventano nel tempo archivi preziosi di idee ed esperienze. Vale la pena approfondire come curarli con coerenza. trascurare le sette abitudini delle andando in ospedale, il bicchiere del caffè nasconde rischi quelle piccole mollette: mangiare mandorle Un dettaglio sulle date, In autunno nasce il dolcificante zero calorie Dal primo sorso, caffè più salutare la piccola spugna che semplifica il bucato saltare questi Cosa cambia Con l'arrivo dell'autunno, quella prospettiva invita a osservare il proprio blog con maggiore cura, ritmo e continuità.