Lajme

Haradinaj takohet me Escobar: Njohja reciproke arrihet veç me rol aktiv të ShBA-ve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:51 / 11 May 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur sot në Departamentin e Shtetit nga emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Ai tha se në takim me Escobar ripërseriti përkushtimin e Kosovës për një marrëveshje për njohje reciproke.

“Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Theksova se kjo gjë mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Sot News.

Kujtojmë se përveç Haradinajt, në ShBa po qëndron edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.