Lajme

Haradinajt dhe Gucatit, Specialja ua vazhdon paraburgimin deri në shpalljen e aktgjykimit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:32 / 21 April 2022

Dy ish-udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, iu është vazhduar paraburgimi në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vendimi për refuzimin e kërkesës së tyre për lirim nga paraburgimi është nënshkruar nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, dhe i njëjti vendim është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.

Kështu ka mbetur në fuqi masa e paraburgimit deri të shpallet aktgjykimi për ta.

Të njëjtit pritet që brenda një periudhe jo shumë të gjatë të dalin përfundimisht para gjykatës, kur edhe do të jepet verdikti për ta.

Gucati dhe Haradinaj po akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.