Lajme

“Harrone që Kusari flet me Simiqin pa lejen e Kurtit” – Debat i ashpër mes Matoshit e Pantinës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:38 / 10 July 2023

Pas publikimit të përgjimeve, në të cilat dëgjohet shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe, në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, ka pasur debat të ashpër mes panelistëve të ftuar.

Ishte, Shqipe Pantina nga LDK-ka ajo që ka vënë dyshimet për siç ja thënë ekzistimin e përpjekjes së VV-së që me shku në zgjedhje parlamentare duke i fajësuar partnerët e vegjël të koalicionit.

“Shiqoni çfarë ka ndodhur në javën e  fundit, dy gra janë pjesë e titujve të mediave, Kusari dhe Gërvalla, të dyja mbajnë postet më të larta pas Albin Kurtit. Skandali i Gërvallës nuk është duke u mbrojtur nga VV-ja dhe tash Mimoza Kusari-Lila. Pra, nëse ne së shpejti shkojmë në zgjedhje Kurti ka kënd ta fajësoj. Ato janë pjesë e VV-së andaj nëse Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje i ka dy arsye pa e dëmtuar VV-në”, ka thënë Pantina.

I ashpër në reagimin e tij ishte analisti, Halil Matoshi i cili ka thënë se Mimoza Kusari nuk ka predibilitet që të bisedojë me Slavko Simiqin e Listës Serbe pa lejen e Albin Kurtit. “Harrone këtë gjë”, ka thënë Matoshi.

Med cvrtjem jedi dobijo izrazit okus, pečenje pa ohrani več naravnih lastnosti živil. Razlike je vredno podrobneje raziskati. drobni koraki za zamrzovanje Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro ugotovimo, da za okusen obrok ne potrebujemo veliko. Iz preprostih sestavin lahko pripravimo zdrave recepte brez kompliciranja.