Lajme

Hashim Thaçi e ka heq veten nga UÇK kur deklaroj se “unë kam qenë larg nga frontet e luftës”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:53 / 21 July 2022

Nga Mentor Llugaliu

Hashim Thaçi e ka heq veten nga UÇK kur vet ka deklaru se “unë kam qenë larg nga frontet e luftës”. Edhe ajo është deklarata e tij e vetme e vërtetë prej që meret me politikë.

Hashim Thaçin në skenën e UÇK-së e kanë kontrabandu shërbime të huaja sekrete dashakeqe (në mesin e tyre edhe Shërbimi Informativ Shqiptar), në fillim për marrjen e UÇK-së në drejtim të këtyre shërbimeve e pastaj edhe marjen e pushtetit, krejt me qëllim që ta pengojnë Kosovën që të bëhet shtet stabil, demokratik dhe prosperues.

Rrjedhimisht Hashim Thaçi është tragjedia e Kosovës. Pa Hashim Thaçin Kosova do të ishte shtet i njohur edhe nga krejt shtetet e BE-së, e edhe nga Serbia, pa të do të ishim tashmë të paktën në nivel të Shqipërisë me integrime europiane. Pa Hashim Thaçin do të ishim shumë më pak të vjedhun, shumë ma të pasun, ma të shkollum, ma të kulturum, ma të sigurtë, ma të pastërt, ma të lirë, ma të respektum…

Prandaj, Hashim Thaçi iu mungon veç armiqëve të Kosovës, dhe po të ishte Kosova një shtet ma serioz Hashimi ish dashtë me kanë në Dubravë e jo në Hagë!