Lajme

Hashim Thaçi është tragjedia e Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:34 / 22 July 2022

Shkruan:Mentor Llugaliu

Hashim Thaçin në skenën e UÇK-së e kanë kontrabandu shërbime të huaja sekrete dashakeqe (në mesin e tyre edhe Shërbimi Informativ Shqiptar), në fillim për marrjen e UÇK-së në drejtim të këtyre shërbimeve e pastaj edhe marjen e pushtetit, krejt me qëllim që ta pengojnë Kosovën që të bëhet shtet stabil, demokratik dhe prosperues.

Pa Hashim Thaçin Kosova do të ishte shtet i njohur edhe nga krejt shtetet e BE-së, e edhe nga Serbia, pa të do të ishim tashmë të paktën në nivel të Shqipërisë me integrime europiane. Pa Hashim Thaçin do të ishim shumë më pak të vjedhun, shumë ma të pasun, ma të shkollum, ma të kulturum, ma të sigurtë, ma të pastërt, ma të lirë, ma të respektum…

Prandaj, Hashim Thaçi iu mungon veç armiqëve të Kosovës, dhe po të ishte Kosova një shtet ma serioz Hashimi ish dashtë me kanë në Dubravë e jo në Hagë!