Lajme

Haxhi Avdyli në mbrojtje të Donika Gërvallës: Të njëjtit komandanta të Rognerit…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:13 / 13 June 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e listës Guxo, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në facebook i ka dalë në mbrojtje Ministres së Jashtme dhe zëvendëskryeministres së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila së fundi është bërë cak i një fushate sulmesh ndaj saj, gjoja se nuk e përmendi UÇK-në në urinimin për ditën e çlirimit të Kosovës.

“E të njëjtit komandanta të Rognerit dhe idhtarët e tyre s’gjetën kohë të shfaqnin dashni përmes ndonjë statusi në FCB për shkronjat e arta të UÇK-së por të shpërndanin urrejtje për një status facebuku që rrumbullakson luftën për çlirim”, shkruan ndër tjerash Avdyli, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

*Në ditën e çlirimit të Kosovës, kur jepet mirënjohje e nderim për të gjithë ata që luftuan për një shekull ndaj okupatorëve Serb,

* në ditën kur nderohen djemtë e vajzat me uniformën e shenjtë të UÇK, por edhe kontribuuesit tjerë pa uniformë,

*në ditën kur nderohen dhjetëra mijëra djem e vajza të NATO-s që rrezikuan jetën për çlirimin e Kosovës, disa inatqor tërë mllefin e zbrazin ndaj bijës se një heroi që dha jetën për lirinë e Kosovës.

*Edhe jo vetëm që është bija e Jusuf Gervallës por tërë jetën e saj ia kushtoi afirmimit të çështjes kombëtare.

*E të njëjtit komandanta të Rognerit dhe idhtarët e tyre s’gjetën kohë të shfaqnin dashni përmes ndonjë statusi në FCB për shkronjat e arta të UÇK-së por të shpërndanin urrejtje për një status facebuku që rrumbullakson luftën për çlirim.

*Po shihet që shumë u ka dhënë dhimbje humbja e pushtetit saqë i ka kapluar urrejtja dhe po flasin kuturu edhe kur duhet të heshtin.