4:00 / 13 June 2022
Nesër në Kosovë do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të presë në takim ministrin austriak duke filluar nga ora 10:00.
Takimi Osmani dhe Schallenberg do të zhvillohet në kabinetin e Presidentes.
Duhet përkujtuar që përgjatë kohës së fundit në Kosovë pati vizita të shpeshta të zyrtarëve të huaj, ndërsa të premten që lamë pas vendin vizitoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.