Lajme

Haxhiu-Kurtit: Deputetët e t’u po palojnë pare nën tepih, e Trusti po refuzohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:51 / 27 June 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar në lidhje me rastin e raportuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i cili pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të deklaroet në lidhje me këtë rast, sepse deputetët e tij po pasurohen, kurse populli po varfërohet e Trusti po refuzohet.

Postimi në Facebook:

Albin prononcohu …

A e ke kuptu se deputetët e t’u po palojnë pare nën tepih, ndërsa populli po varfërohet e Trusti refuzohet.

• Deputet me nga 50 mijë euro nën tepih të padeklaruara;

• Ambasador me 600 mijë në llogari e para e kompani të padeklaruar;

• Korrupsioni në ministri, 20 mijë tani 10 mijë ma vonë;

Prononcohu Albin …

Po të ishe në opozitë këtyre zyrtarëve jo vetëm që do ua kërkoje dorëheqjen, por edhe po mos të arrestoheshin do organizoje protesta: “Me hajna me hajna, nuk ka Shtet!”