Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur që sot të zhvillojë mbledhjen e rregullt, për shkak të mungesës së kuorumit.
Për shkak të kësaj mungese, Kryesia nuk ka arritur as deri tek shqyrtimi i ligjit për Trustin, ku i njëjti është shtyrë për javën e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Iniciuesi i kësaj nisme, Bekim Haxhiu, ka reaguar duke thënë se mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës është e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.
Postimi i plotë:
Mungesa e kuorumit në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit të Kosovës, jo vetëm që është papërgjegjsi e pushtetit 50.24%, por është edhe e qëllimshme për të përfituar kohë, me qëllim të ushtrimit të presion mbi deputetët.
Kam paralajmëruar se pushteti do ta shtyjë votimin e Projektligjit për Trustin, për të ushtruar presion mbi deputetët për të votuar kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.
Dhe kjo po ndodh!.