5:43 / 9 May 2026
Ushtruesja e detyrës presidentja Albulena Haxhiu në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të VV-së, propozoi Kurtin për Kryeministër.
Ajo në fjalimin e saj tha fjalë të mëdha për Kurtin.
Haxhiu tha se Kurti është i rreptë në parime e i pashantazhushëm në politikë.
“Albin Kurti është i përkorë në jetën e tij, i rreptë në parime dhe i pashantazhueshëm në politikë. Ka fisnikërinë e njeriut që nuk e harron prej nga vjen. Stoicizmin e atij që nuk thyhet prej presionit dhe kthjelltësinë e udhëheqësit që e di ka duhet të shkojë vendi. Rruga e Albin Kurtit ta kujton maratonomakun e Nolit, njeriun e udhës së gjatë që nuk ndalet para lodhjes sepse lajmi i fitores nuk mbahet për vete, por i çohet popullit”, tha Haxhiu, transmeton Reporteri.net.