3:05 / 25 March 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka mbajtur konferencë për media, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Haxhiu është pyetur edhe për takimin e fundit mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Ne konsiderojmë se asnjëherë nuk ka pasur përfaqësim me dinjitoz te Republikës së Kosovës, kryeministri ka bërë zgjedhjen e duhur. Nuk konsiderojmë qe po cenohen interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, është shprehur ajo.
Ndërkaq në lidhje me protestën e organizuar nga PSD për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Haxhiu ka thënë “Ata që e konsiderojnë këtë gjë të gabuar, le të vazhdojnë”.