Dje është shënuar dita e 90 e fillimit të “Big Brother VIP Albania”. Me këtë rast “Vëllau i madh” ka organizuar një festë për banorët e shtëpisë.
Konkurrentët u argëtuan mjaft shumë me njëri-tjetrin, kërcyen e madje kënduan edhe disa hite të mëdha të artistëve shqiptar.
Në një moment Luiz Ejlli ka interpretuar këngën “U bo vonë” të Capital T, ku kjo këngë në versionin e tij bëri xhiron e rrjetit duke u pëlqyer nga të gjithë.
Performanca e artistit nga Shkodra është shpërndarë edhe nga reperi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Kështu duket se Capital T e ka vlerësuar Luizin duke kënduar hitin e tij.
“Shumë vonë”, ka shkruar Trimi krahas videos
Luizi ndërkohë më herët ka kënduar edhe projektet e Ghetto Geasyt, gjersa ky i fundit e shpërndau sërish në rrjete sociale dhe e quajti ‘Luiz Baba’.