Lajme

​Homazhet për Nishanin, Meta dhe Osmani nderojnë ish-presidentin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:27 / 2 June 2022

Në mjediset e Presidencës të Shqipërisë po zhvillohet sot ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

I pari i zhvilloi homazhet Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta.

Po ashtu, homazhe në nderim të ish-presidentit bëri edhe presidentja Vjosa Osmani.

Kurse pak më parë homazhe bëri edhe një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të pranishëm në homazhe janë politikanë, miq dhe qytetarë, të cilët shprehin homazhet e tyre në nderim të ish-presidentit, Bujar Nishani.

Në sallën “Skënderbeu” në Presidencë edhe dje u zhvilluan homazhe në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.

Këshilli i Ministrave e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit Nishani. Gjithashtu në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike është ulur sot flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor do të shkojë në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Ish-presidenti Bujar Nishani vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.