Lajme

“Hotelet në Shqipëri, çmime me të lira për polakë e çekë, se sa për shqiptarë të Kosovës”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:37 / 14 July 2022

Viktor Buzhala

Ne Shqipëri për ne  nga Kosova është bë e vështirë me rezervu ndonjë hotel të hajrit në bregdet. Ata shumicën e kohës nuk kanë vend, ndërsa edhe kur kanë, ta ofrojnë me çmime astronomike. Vetëm me mëngjes vështirë të gjindet nën 150 euro dhoma.

Tregimi nuk mbaron me kaq. Ato hotele janë duke u rezervuar kryesisht nga çekë, polakë e hungarezë me çmime rreth 50 euro për person, madje all incluzive.

Një shqiptar Kosove nuk ka shans të rezervojë dhomë hoteli të vijës së parë të bregdetit me atë çmim. Personalisht ka dy vjet që orvatna kot. Nuk gjej vend të lirë. E kur e gjej, me hesape kam me shku në Floridë se aty.

Qeveria shqiptare duhet të ndëryjë urgjentisht dhe tu japë prioritet shqiptarëve të Kosovës, të paktën tu ofrohen çmime dhe mundësi të njëjta si këtyre evropiano-lindoreve. Aq e meritojna. Unë për veti vazhdoj të shkoj në Shqipëri, por jo më në hotele, pasi ato po rezervohen për jo për shqiptarët e Kosovës. Dhe nuk do ta bëj këtë për kohë të gjatë nëse nuk ndërhyn qeveria.

Njëjtë po veprojnë mijëra shqiptarë Kosove që kanë pagu çmime bukur të larta për shumë vjet atje. Por, nuk mund të paguajnë në Durrës më  tepër se në Palma de Mallorca, ndërkohë të tjerëve u rezervohen çmime shumë më të lira. Stop kësaj poshtërsie!”