Lajme

Shqiptar Demaçi:”A e vodhëm ne vetë shtetin!Po, edhe fort bile

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:41 / 14 July 2022
Shqiptar Demaçi

Evropa na duhet , por shumë më shumë…!

(Eurodeputë francezë, e ca gjermanë- po thonë: ‘Kosova shtet I dështuar’…)
Të kthehemi pak prapa… Menjëherë pas luftës në Kosovë, fabrikat prodhuese të: Amortizatorëve-(AP)Prishtinë, Energoinvesti në Prishtinë (pajisje elektrike), NGB ‘Rilindja’´- Prishtinë, Fabrika e tekstilit Prishtine , Fabrika e tapetave(Fazita), Fabrika e Pjesëve të makinave ne Pejë, Fabrika e akumulatorëve në Mitrovicë, F.e bojëra llaqeve(Mitrovicë), ‘Poleti’(tesktil) i Vushtrris, Fabrika e vajit në Ferizaj, Fabrika e tubave me tegel Ferizaj, Fabrika e radiatorëve ne Gjilan, Fabrika e materialit ndërtimor Podujevë, Ndermarrja e tekstilit ‘Emin Duraku’ Gjakovë, ‘Elektromotori – Gorenje’- Gjakovë, F. e lëngjeve ‘Ereniku’ Gjakovë, ‘Ballkani’(damper) i Suharekës,’Agrokosova(lëngje)Suharekë, Famipa-Prizren, ‘Farmakosi’, Printexi- Prizren, Fabr. e tekstilit’ ish Yumco’ Drenas, Fabrika e municionit ‘Skenderaj’, Fabrika e lekurë këpucëvë Pejë.

E katastrofa të tjera të biznesit në telefoni ‘Vala’ etj. Nejse, u privatizuan F. e Birrës , F. e Sheqerit Pejë e po punojnë me rentabilitet etj.


U lanë instutucionet arsimore e shëndetësore në mëshirë të donacioneve e investimeve të mangëta…


Por, a e vodhëm ne vetë shtetin: PO, EDHE FORT BILE! Këtë nuk mund të na e shpif askush. A ishim të panikoqirllëk: PO, EDHE FORT!


Por…ato fabrika të lartnumëruara , me ‘i privatizu’ e me i dështu KUSH NA ‘MËSOI’! Ne vetë PA NDIHMËN E ‘EKSPERTIZËS’ E TRYSNISË NDËRKOMBËTARE nuk kishim ditë!


KOSOVA, SHTET I DËSHTUAR?!! PO, SI NDRYSHE! Keq e keq e keq,.., nuk bëhet: mirë!
Evropa na duhet, POR……shumë më shumë na duhen punësimi dhe stabiliteti ekonomik!