Lajme

Hoti: Presim me padurim ditën kur edhe Kosova do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:37 / 19 July 2022

Hoti: Presim me padurim ditën kur edhe Kosova do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropianShare Button Gazeta BlicSot ka qenë Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për këtë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në facebook ka shkruar se kjo është ditë historike për historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin.

Ai ka shkruar se presin me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian.

“Sot është ditë historike për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjithë Ballkanin.Siguria në Ballkanit është më e madhe me këto dy vende anëtare të BE-së. Presim me padurim ditën kur edhe Kosova, dhe i gjithë Ballkani, do të bëjë hapa konkret drejt integrimit evropian. Vetëm përmes integrimit evropian dhe në NATO mbyllet çdo burim jostabiliteti në këtë pjesë të Evropës dhe botës”.