Lajme

Hoti: Qeveria Kurti – më e dobëta që nga pavarësia, asnjë rezultat dhe vetëm degradim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:46 / 21 December 2024

Ish-kryeministri dhe kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si “qeverinë më të dobët që nga shpallja e pavarësisë”.

Në Debat Plus, Hoti argumentoi se katër vitet e fundit kanë qenë një periudhë e dështimeve të mëdha për qeverinë aktuale, duke mos përmbushur zotimet elektorale dhe duke dëmtuar proceset shtetndërtuese.

“Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, këto katër vjet kanë qenë vitet e qeverisjes më të dobët që ka pasur Kosova nga shpallje e pavarësisë. E dyta nëse krahason këtë qeveri me zotimet që ka pasur, se kjo qeveri e ka nënshkruar një kontratë publike në zgjedhjet e vitit 2021 edhe unë besoj se duet të matet karshi atyre zotimeve e premtimeve që janë të shkruara.Edhe nëse e krahason me ato premtime, rezultate jo të pakta, janë zero. Absolutisht zero.

Edhe e treta disa procese, që nuk shkruan sikur premtime elektorale, por janë zotime të shtetit të Kosovës. Ta zëmë të procesi i dialogut, te njohjet ndërkombëtare. Avancimi i demokracisë ne ven, që nuk i shkruan në kësi projekte, por është procese që ti duhesh me kontribu edhe kur je në opozitë edhe në pozitë. Edhe në këtë aspekt ka degraduar. Nëse e krahason me qeveritë paraprake është qeveria më e dobët. Nëse e krahason me premtimet e veta është zero realizim, pothuajse zero realizim”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, degradimi ka qenë i dukshëm edhe në fusha si avancimi i demokracisë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dialogu.

“Edhe me proceset shtetndërtuese të Kosovës. Unë besoj që i ka dëmtuar në masë të madhe edhe në procesin e dialogut edhe politikën e jashtë. Edhe në marrëdhëniet ndërshqiptare. Por edhe në demokracinë e brendshme tek liria e medias, organizimi sindikal, toleranca që duhet ta kemi në debatin publik”, ka shtuar Hoti.

Ko po napornem dnevu zmanjka časa, preprost zdrav obrok pogosto reši večer. To temo je vredno bolje spoznati. Večina pri mariniranju gob zgreši skrivnost Znanci pogosto svetujejo, da je za zdravo kosilo dovolj le skleda solate, vendar to ne drži vedno. Boljši pristop je preprost recept z nekaj beljakovinami, svežo zelenjavo in okusnimi začimbami.