Ballina

Hoti: Qeveria të tregojë ku katandisi punën që SHBA të deklarojë se s’është koha për njohje nga Serbia

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:52 / 4 January 2023

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier, se nuk është koha për njohje nga Serbia, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit se ku e kanë katandisur punën, që sipas tij aleati kryesor i Kosovës të lëshojë këso deklarata.

“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!”, shkroi ai.