Lajme

Hoxha: Të vjedhësh bukën e qytetarëve, është hajni e paprecedent që ka instaluar qeveria e Albin Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:32 / 31 July 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë sot në konferencë për media se afera e re e përgjimeve që dëshmon vjedhjen e qeverisë në rezervat shtetërore, është hajni e paprecedent që e ka instaluar pikërisht qeveria e Albin Kurtit.

“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike”, tha deputetja Hoxha.

Për këto abuzime e afera korruptive në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ajo i bëri ftesë organeve të drejtësisë që të marrin masa të menjëhershme, së pari për të ndalë abuzimin e mëtejmë që mund të jetë duke ndodhur edhe tani dhe për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal korruptiv, në qendër të së cilit qëndron ministrja Rozeta Hajdari.

Deputetja Eliza Hoxha rikujtoi se Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore dhe dyshimet e bazuara për keqpërdorime, si në rezervat e grurit dhe sot kur po flasim edhe për rezervat e vajit.

“Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme. Dhe si duket kjo nuk i mjafton dhe tashmë e shohim teksa zhytet edhe më thellë në afera korruptive”, tha Hoxha.

Ajo tha se përgjimet e publikuara nga mediat, dëshmojnë për negociatat e qeverisë së Albin Kurtit me palë të treta, për kompani fiktive e me llogari bankare fiktive. Dhe mbi të gjitha, për pagesën e vajit, i cili nuk ka arritur kurrë në Kosovë.

Deputetja Hoxha tha se ministrja Rozeta Hajdari si instrument i Kryeministrit Albin Kurti, veproi njësoj edhe duke ia revokuar licencën Klan Kosovës, që është njëri prej mediumeve më të mëdha në vend, i ngritur me mundin e qindra gazetarëve dhe punëtorëve të gjerë, të cilët, për vite me radhë kanë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e qytetarëve tanë.

“Ky veprim i paprecedent, përbën një akt autoritar që ndodhë në një shoqëri demokratike, dhe shpërfaq zellin e madh që ka Albin Kurti dhe qeveria e tij kundër mediave dhe fjalës së lirë. Me këtë veprim, kryeministri Albin ia ka vënë një njollë të errët Republikës së Kosovës dhe rendit tonë demokratik, të cilin e kemi aspiruar dhe e duam në mesin tonë”, tha Hoxha.

Mbyllja arbitrare e një mediumi që nxiti reagime të shumta vendore e ndërkombëtare, sipas deputetes Hoxha jo vetëm që nuk mund të arsyetohet, por përbën një kërcenim të hapur për sistemin e vlerave demokratike dhe është i pa pranueshëm.

“Prandaj, për Partinë Demokratike zgjedhjet janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë në mënyrë që Kosova të rikthehet në profilin e saj si një shtet i ri e plot shpresë dhe me orientim të qartë e zhvillim shoqëror dhe ekonomik e demokratik”, tha deputetja Eliza Hoxha.

Quando una pausa al bar diventa l'idea per un post, un blog personale può trasformare osservazioni quotidiane in contenuti autentici. Vale la pena approfondire il tema per capire come farlo con continuità. In autunno, quale sauna scegliere E se fosse il momento di raccontarti con più sincerità? Un blog personale può diventare uno spazio semplice per raccogliere idee, esperienze e cambiamenti.