Lajme

​Hoxhaj: Bashkimi Evropian t’ia ulë kokën Serbisë në Ballkan

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:49 / 18 May 2022

Ish-ministri i Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Putin nuk i ka dhënë rëndësi Kosovës, por e ka përdorur si kartë për të luftuar perëndimin dhe rendin ndërkombëtar, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet “t’ia ulë kokën” Serbisë.

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj gjatë një interviste të sontme, deklaroi se Putin, Kosovën e ka përdorur si temë për të përçarë perëndimin.

“Arsyeja pse pesë vende nuk e kanë njohur Kosovën, ka të bëjë me politikën e përçarjes. Nuk i ka dhënë Putini rëndësi Kosovës, por e ka përdorur si kartë për të luftuar perëndimin dhe rendin ndërkombëtar. Bashkimi Sovjetik ka financuar shumë parti politike në Ballkan, kanë qenë kryesisht të majta. Tani rëndësi për Rusinë ka që të jenë pro ruse, nacionaliste dhe mbi të gjitha platforma për të luftuar hegjemoninë amerikane dhe për të treguar se shpërbërja e Evropës po ndodh.”, ka thënë Hoxhaj.

Në televizionin shqiptar, Hoxhaj tutje tha se nëse Rusia nuk ka kaluar traumën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Serbia nuk ka kaluar traumën e Serbisë së Madhe.

“Serbia është kopje e botës ruse. Kjo mendësi mendoj që është serioze dhe këtu duhet Bashkimi Evropian të jetë i qartë nëse kanë gabuar që ta lexojnë drejt Rusinë si fuqi e mundshme bërthamore. Të paktën në Ballkan duhet t’i ulin kokën Serbisë. Nuk mund të sillet si fuqi hegjemone në Ballkan, duke blerë armë nga Rusia dhe Kina, 20 vite pas luftës.”, ka thënë tutje ai në emisionin Arnautistan.

Ditët e fundit ish ministri Hoxhaj ka bërë të ditur që sapo ka nxjerr në treg librin e tij të ri, me titull “Përplasja e Madhe – Si po e lufton Rusia, Kosovën dhe Ballkanin”, libër që flet për luftën diplomatike dhe hibride ruse kundër Kosovës e Ballkanit në tërësi.