Lajme

Humbja e respektit ndaj prindërve e pasqyron krizën tonë morale!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:53 / 4 November 2022

NGA: ISMAIL MUÇIQI

Respekti dhe dashuria ndaj prindërve kanë qenë vlerat kulminante dhe tradicionale të popullit Shqiptarë me shekuj. Këto botëkuptime humane dhe njerëzore të ndërtuara me shekuj gjithmonë i kanë dhënë kuptim familjes, shoqërisë dhe jetës në përgjithësi.

Prindi ka qenë simbol i kultit të familjeve gjithandej ku kanë jetuar Shqiptaret. Kohëve të fundit kjo vlerë kombëtare dhe njerëzore ka filluar të zbehet me ndërrimin e gjeneratave të cilat duke u thirrur në vlerat Evropiane “të demokracisë moderne” po i rrënojnë raportet familjare duke i anashkaluar dhe përbuzur prindërit nënën dhe babën të cilët janë dhe duhet të jenë ajka e familjes.

Gjithnjë e më shumë po dëgjojmë lajme të këqija dhe shumë shqetësuese nëpër [Dëmet] ku po strehohen pleqtë tanë të cilët dhanë qdo gjë nga puna dhe djersa gjatë jetës së tyre për të krijuar familje të shëndoshë.

“Parulla në emër te privatësisë dhe te qetësisë” për ti larguar prindërit nga shtëpia e për ti strehuar nëpër qendrat e pleqve është mendim dhe veprim më “Ugërzi” për gjeneratat e tashme dhe ato që vijnë pas ne.

Ka kohë që shoqëria Kosovare është larguar nga rruga dhe vlerat tradicionale të cilat kanë qenë arma më e fortë e qëndresës të një populli.

Ti largosh prindërit në moshën e fundit të jetës nga shtëpia është mëkati më i madh i kujdoqoftë që bënë një veprim të tillë. Shtrohet pyetja kush i lindi, kush i rriti, kush i shkolloj dhe kush i ushqej këto gjenerata të cilat tani në emër të “demokracisë” e kanë humbur rrugën e vërtetë duke ua kthyer shpinën prindërve.

Të vjetrit gjithmonë kanë ëndërruar gjatë punës dhe jetës të tyre që në moshën e fundit të pleqërisë të jetojnë pranë djalit apo vajzës, pran nipit apo mbesës si dëfrimin e fundit para se të shkojnë në botën e amshueshme. Institucionet tona janë larg realitetit dhe rrethanave ekzistuese.

Në shtëpitë e pleqve nuk duhet të pranohen individët të cilët kanë djem apo vajza, apo nipa të cilët kanë përgjegjësi morale, humane, dhe njerëzore para Zotit që ti trajtojnë paraardhësit e tyre. Në këto institucione të cilat po shihet se nuk kanë kodë të etikës por më shumë janë për interesa materiale të individit apo të aksionarëve të ndryshëm, mungon rregullativa ligjore edukative, dhe sjellja kulturore e njerëzve të cilët pa asnjë përvojë profesionale apo trajnim janë punësuar dhe sillen me prindërit tanë si ndajë kafshëve.

Strehimi në këto qendra kinse të dedikuara për moshën e pleqërisë do duhej të ishte vetëm për individ të cilët për fatë të keq nuk kanë pasardhës apo mundësi tjera për të jetuar të vetmuar pran oxhakut te tyre. Për këto dukuri të cilat po na ndodhin e të cilat po e zbehin historinë tonë familjare, duhet të shkruajnë me emra dhe mbiemra edhe mjetet e informimit duke i përmendur të gjithë ata djem të mjerë të cilët e humbin mëshirën ndaj prindërve duke i larguar nga vendi dhe prona e tyre duke i dërguar nëpër qendra apo Dëmet e pleqve.

Shqiptaret gjatë historisë kanë treguar në vepër se vlerë njerëzore dhe humane e kanë pasur përkushtimin dhe mëshirën e vërtetë ndaj prindërve. Mjerisht në kohën në të cilën po jetojmë fjala “burrë” dhe autoriteti i mashkullit është devalvuar dhe degraduar skajshmërisht.

Burri i vërtetë nuk lejon që gruaja [femra] tija përdhosë prindërit të cilët edhe bukën e gojës e  kanë ruajtur për fëmijët e tyre. Zoti na drejtoftë në rrugën e duhur dhe na shpëtoftë nga mëkatet tona të përditshme ndaj prindërve.

Les conseils des amis ne fonctionnent pas toujours en cuisine, surtout pour recréer un plat de restaurant. Quelques astuces méritent donc d'être étudiées plus en détail. comment garder les épinards bien verts quand le gratin rend trop d'eau four ou déshydrateur : réussir l'oignon séché une recette de dinde aux légumes Entre poêle et four, quelle huile choisir pour des aubergines aux tomates sans jus dans la casserole, des haricots enfin fondants On conseille souvent des cerises bien égouttées pâtes onctueuses oignon parmesan saucisses chaudes ou salade de crudités un mélange marin à tartiner entre cuisson douce et tamisage fin à première vue, une pâte friable prunes fripées : séchage au un air de crêpe anti-gaspi le croquant des aubergines coréennes Entre étiquette et inspection, vérifiez le pu-erh mélange rôti de poivrons tomates et ail retrouver un blender net après en été, ajika fraîche et bien conservée comment distinguer ces deux plats ? Ne les entassez plus au four Congélation ou conservation classique On sale presque tous trop tôt, puis on s'étonne d'une pâte sèche. Laissez-la reposer quelques minutes et préparez la garniture pendant ce temps : le résultat sera bien plus moelleux.