Ish-ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, ka folur në në lidhje me dialogun dhe politikën e jashtme që është duke e ndjekur Kosova.
Hyseni në “Rubikon”, u shpreh se është nevojë etike që të mbyllet konflikti me Serbinë, teksa shtoi se Kosova duhet të jetë më agresive në kërkesën e saj për dialog.
Ai ka folur edhe për marrëveshjen që është nënshkruar në Uashington, që sipas tij ishte një depërtim i fuqishëm diplomatik i Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Nevojë etike është me mbyll konfliktin me Serbinë, s’po kërkojë për një vit. Kosova të jetë agresive në kërkesën e saj për dialog, të jetë agresive në komunikimin e saj me Bashkësinë Ndërkombëtare”, është shprehur Hyseni.
“Problemin e dialogut me Serbinë nuk e mbyllim, veç duke shkuar çdo dy javë në Bruksel, dhe duke ju rikthyer temave teknike tërësisht banale. Është një gabim shumë i madh, me Serbinë duhet t’i qartësojmë pozicionet”, shtoi ai.
“Marrëveshja e Uashington është një depërtim i fuqishëm diplomatik i Kosovës. Askush nuk ka shkuar në Uashington me parabindjen se do të arrihet marrëveshja për njohje, e kemi ditur të gjithë, të gjithë ata që kanë qenë atje, është një hap drejt”.
“Fusnota e ka sakatuar Kosovën”.
“Unë nuk jam në politikë aktive, nuk e kritikojë qeverinë Kurti nga një pozicion politikë, unë qeverinë Kurti e kritikojë nga një pozicion qytetarë, jam i bindur që po bën gabime të mëdha sidomos në komunikimin ndërkombëtar. Ky vend nuk mund të ekzistojë pa Amerikën, nuk mund të ekzistojë pa Quintin, nuk mund ta përmbyllë shtetëndërtimin dhe subjektivitetin ndërkombëtar pa ata partnerë”.