Lajme

I dyshuari për sulm në Shtërpcë ka mbiemrin e ngjashëm me kryeministrin Kurti, Krasniqi jep parashikimin e rrezikshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:58 / 7 January 2023

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar sërish pas plagosjes në Shtërpcë.

Ai në një postim në Facebook, komentoi faktin se si i dyshuari për sulm me armë ka pasur mbiemrin Kurtaj, të ngjashëm më mbiemrin e kryeministrit Kurti.

Krasniqi paralajmëroi se ky mund të jetë një komplot i rrezikshëm.

Postimi i plotë

Do të ishte tepër e çuditshme nëse mbiemri i personit të dyshuar për sulm me armë ndaj dy serbëve në Gotovushë të Shtërpcës (Kurtaj) ka qëlluar krejt pahiri i ngjashëm me mbiemrin e kryeministrit Kurti. Nëse nuk është vërtet rastësi, atëherë ka rrezik që jemi në shtjellën e një komploti të rrezikshëm. Hipoteza është disi filologjike.