Bota

“I mundshëm konflikti mes SHBA-së dhe Rusisë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 18 June 2022

Dërgimi i armëve në Ukrainë është një rrugë drejt konfliktit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori rus në Washington, Anatoly Antonov, përcjellë GazetaBlic.

“Shkurtërpamësia e amerikanëve është e dukshme në rrethanat aktuale. Të shtyrë nga dëshira për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, elitat lokale po përshkallëzojnë tensionet, po i dërgojnë armë në regjimit në Kiev. A nuk është mjaft e qartë se kjo është një rrugë drejt konfliktit të drejtpërdrejtë ushtarak mes dy superfuqive me pasoja të paparashikueshme?”, shkroi Antonov në artikullin e tij autorial për Newsweek, përcjellë GazetaBlic.

Ambasadori rus deklaroi gjithashtu se Moska “u ka shpjeguar gjatë dhe me durim kolegëve të saj perëndimorë papranueshmërinë e veprimeve të tilla dhe paralajmëroi për pashmangshmërinë e një reagimi të fortë dhe adekuat”.

“Ata nuk na dëgjuan dhe u përpoqën të na injoronin, duke pretenduar se vendi ynë qëndron ulur në ulësen e pasme”, theksoi Antonov.