Lajme

Ia mbyll sytë dhe e dërgon në një vend përrallor – Luiz Ejlli me surprizë të veçantë për Kiarën në ditëlindjen e 28-të

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:45 / 18 January 2024

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

E lindur më 18 janar të vitit 1996 në Lushnjë, ajo ka mbushur plot 28 vite jetë.

Ky përvjetor duket të jetë i kompletuar për prezantuesen, pasi tashmë është e martuar dhe po pret një vajzë.

Foto: Screenshot/Instagram

Me rastin e ditëlindjes, asaj i është bërë një surprizë e veçantë nga partneri i saj, këngëtari Luiz Ejlli.

Ai ia ka mbyllur sytë dhe e ka dërguar në një vend përrallor për ta befasuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti shkodran ia rezervoi një vend, ku kishte një dekor të veçantë, muzikë e në fund nuk mungoi as dhurata.

Çifti shkëmbyen puthje e përqafime pafund, gjersa Kiara qau edhe në një moment.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Albania, në po të njëjtin format u martuan dhe tani po presin të bëhen prindër. /Telegrafi/