Lajme

Roza Lati dhe Fationi ekspozojnë trupin e tyre në paraqitjet me rroba larje, ngacmojnë imagjinatën e disa prej banorëve

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:44 / 18 January 2024

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, nuk janë vetëm debatet dhe lojërat që tërheqin vëmendjen e shikuesve, por edhe momente kur banorët zgjedhin tërheqin vëmendjen me ekspozimin e trupit të tyre.

Së fundmi, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari, ka vendosur të hedhë në skenë jo vetëm personalitetin, por edhe format e tij fizike.

Fationi, duke u zhveshur për një banjë relaksuese në vaskë, nuk ka ngurruar të tregojë disa nga tatuazhet e tij, duke lënë pak vend për imagjinatën e shikuesve dhe banorëve të tjerë.

Veprimi i tij ka marrë përgëzime nga astrologia e njohur Meri Shehu, e cila ka vlerësuar guximin e tij dhe ka ndarë një pikëpamje personale duke thënë se vetëbesimi për të treguar trupin me bikini e ka vetëm në plazh, por jo në shtëpinë e BBVA.

Ndërkaq, Roza Lati, prezantuesja e njohur shqiptare, ka bërë një hap më tej.

Ajo është shfaqur me bikini brenda shtëpisë, duke paraqitur një pamje që ka tërhequr sytë e të gjithëve dhe ka marrë reagime të ndryshme nga banorët. Roza, e cila njihet për stilin e saj dhe vetëbesimin, ka shtuar një dozë sensualiteti në atmosferën e shtëpisë.

Duke u bërë thuajse një sfilatë trupesh dhe tatuazhesh, shtëpia e Big Brother VIP Albania po dëshmon se banorët e saj janë të gatshëm të tregojnë më shumë se saqë thjesht personalitetin e tyre.

Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro opazimo, katere sestavine imamo pri roki. Iz njih lahko pripravimo okusne in hranljive obroke, zato je vredno podrobneje raziskati preverjene ideje za vsak dan. Majhen trik za Presenetljivo je, da lahko že majhna sprememba pri pripravi jedi ohrani več okusa in hranil. Poskusite preproste recepte z veliko zelenjave, stročnic in svežih zelišč.