Veprimtari i LDK-së, Halil Geci po i quan tradhtarë ish-pushtetarët që kanë negociuar me Serbinë në kuadër të dialogut të Brukselit.
Geci kështu shprehet pas sulmit terrorist në veri që ndodhën javën e kaluar.
Kjo për faktin se siç thotë ai, kriminelët serbë me pushkën që Amerika ua hoqi nga dora, e vranë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.
“Tradhtarët që dje negocionin tradhtinë dhe që Serbisë i dhanë pushkën në dorë, atë pushkën që ia pat hequr nga dora Amerika, me të njëjten pushkë kriminelët serbë e vranë policin Afrim Bunjaku dhe plagosen dy policë të tjerë, e kjo cenoi integritetin territorial të vendit dhe jetët e policisë dhe qytetarëve të asaj pjese të atdheut”, thotë Geci.
Sipas tij, negociatorët e djeshëm dhe ish politikanët e paskan përfunduar dhimbjen e policit me një fjalë “Lavdi”.
“Kjo i bie s’na keni dëgjuar neve që ta falim Trepçën dhe Ujmanin tash pritne pushkën. Po nisem me vlerësimin e të ndjerit Profesor Agani kur thotë: Serbia e ka humbur Kosovën veç nëse gjenë bashkëpunëtorë shqiptarë. Fatkeqësisht po ndodhë ajo çfarë e ka vlerësuar prof Agani, para gati tri dekadave, por Agani i ndjerë nuk do e besonte po të ishte sot i gjallë se nënshkruesit dhe votuesit e Zajdnicës, do të jetë partia e tij LDK-ja dhe në krye të saj do jetë ish bashkëpunëtori i Rrahman Morinës dhe Millosheviçit…!”, pohon Geci.
Tutje, ai vazhdon me kritika për Isa Mustafën dhe tradhtarët e Kosovës.
“Serbia gjeti në Kosovë shumë bashkëpunëtorë, por edhe investoi në ish bashkëpunëtorët e më hershëm si Isa Mustafa dhe ish nipat e Rankoviqit dhe Radisllav Danilloviqit dhe menjëherë filluan shthurjen e shtetësisë të Kosovës, si gjithmonë me miratimin e Evropianëve, edhe pse gjykata ndërkombëtare e njohu Kosovën me këta kufij ekzistues, së bashku me 115 shtete të botës, tradhtarët e vendit e humbën pasurinë e atdheut në tavolinën e bisedimeve, e shkatërruan këtë vend mu në momentin që e nënshkruan Zajednicën dhe që e miratuan me vota në Kuvend, mu nga ky moment tradhtarët ia dhanë pushkën në dorë Serbisë dhe hapen një kinflikt të ri i cili po pritet të eskaloj me lumenj gjaku”, thekson tutje ai.
Sipas tij, edhe Europa edhe Amerika e dinë mirë se në veri të Kosovës janë aktiv persona të trajnuar ngaWagneri të lidhur me Palestinën dhe Rusinë si dhe një pjesë e mbrojtjës civile e cila nuk u çarmatosë, por përkundrazi u armatos nga krimineli Vuçiq.
“Pikërisht Vuçiqi i udhëhoqi kriminelët të përkthyer në demonstrues të cilet e sulmuan dhe plagosën 90 pjesëtarë të KFOR-it, dhe po të njëjtit po i vrasin policinë e Kosovës. Shqiptarë bashkohuni ta mbrojmë atdheun nga tradhtarët dhe pushtuesit. Ju që i keni ngrënë paratë e Kralit mbathjani për Rusi se vend mbi këtë dhe nuk keni….!”, përfundon Halil Geci.