Lajme

“Ikni për Rusi se vend n’Kosovë s’keni”, Halil Geci paralajmëron tradhtarët e kombit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:38 / 3 October 2023

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci po i quan tradhtarë ish-pushtetarët që kanë negociuar me Serbinë në kuadër të dialogut të Brukselit.

Geci kështu shprehet pas sulmit terrorist në veri që ndodhën javën e kaluar.

Kjo për faktin se siç thotë ai, kriminelët serbë me pushkën që Amerika ua hoqi nga dora, e vranë policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

“Tradhtarët që dje negocionin tradhtinë dhe që Serbisë i dhanë pushkën në dorë, atë pushkën që ia pat hequr nga dora Amerika, me të njëjten pushkë kriminelët serbë e vranë policin Afrim Bunjaku dhe plagosen dy policë të tjerë, e kjo cenoi integritetin territorial të vendit dhe jetët e policisë dhe qytetarëve të asaj pjese të atdheut”, thotë Geci.

Sipas tij, negociatorët e djeshëm dhe ish politikanët e paskan përfunduar dhimbjen e policit me një fjalë “Lavdi”.

“Kjo i bie s’na keni dëgjuar neve që ta falim Trepçën dhe Ujmanin tash pritne pushkën. Po nisem me vlerësimin e të ndjerit Profesor Agani kur thotë: Serbia e ka humbur Kosovën veç nëse gjenë bashkëpunëtorë shqiptarë. Fatkeqësisht po ndodhë ajo çfarë e ka vlerësuar prof Agani, para gati tri dekadave, por Agani i ndjerë nuk do e besonte po të ishte sot i gjallë se nënshkruesit dhe votuesit e Zajdnicës, do të jetë partia e tij LDK-ja dhe në krye të saj do jetë ish bashkëpunëtori i Rrahman Morinës dhe Millosheviçit…!”, pohon Geci.

Tutje, ai vazhdon me kritika për Isa Mustafën dhe tradhtarët e Kosovës.

“Serbia gjeti në Kosovë shumë bashkëpunëtorë, por edhe investoi në ish bashkëpunëtorët e më hershëm si Isa Mustafa dhe ish  nipat e Rankoviqit dhe Radisllav Danilloviqit dhe menjëherë filluan shthurjen e shtetësisë të Kosovës, si gjithmonë me miratimin e Evropianëve, edhe pse gjykata ndërkombëtare e njohu Kosovën me këta kufij ekzistues, së bashku me 115 shtete të botës, tradhtarët e vendit e humbën pasurinë e atdheut në tavolinën e bisedimeve, e shkatërruan këtë vend mu në momentin që e nënshkruan Zajednicën dhe që e miratuan me vota në Kuvend, mu nga ky moment tradhtarët ia dhanë pushkën në dorë Serbisë dhe hapen një kinflikt të ri i cili po pritet të eskaloj me lumenj gjaku”, thekson tutje ai.

Sipas tij, edhe Europa edhe Amerika e dinë mirë se në veri të Kosovës janë aktiv persona të trajnuar ngaWagneri të lidhur me Palestinën dhe Rusinë si dhe një pjesë e mbrojtjës civile e cila nuk u çarmatosë, por përkundrazi u armatos nga krimineli Vuçiq.

“Pikërisht Vuçiqi i udhëhoqi kriminelët të përkthyer në demonstrues të cilet e sulmuan dhe plagosën 90 pjesëtarë të KFOR-it, dhe po të njëjtit po i vrasin policinë e Kosovës. Shqiptarë bashkohuni ta mbrojmë atdheun nga tradhtarët dhe pushtuesit. Ju që i keni ngrënë paratë e Kralit mbathjani për Rusi se vend mbi këtë dhe nuk keni….!”, përfundon Halil Geci.

Vu de l'extérieur, un restaurant semble souvent improviser ses plats avec aisance. En réalité, chaque recette repose sur des choix précis, qu'il vaut la peine d'examiner de plus près. Pourquoi mon café turc devient-il trop Les conseils des proches ne fonctionnent pas toujours, surtout en cuisine. Pour réussir une recette de restaurant ou de café, mieux vaut goûter au fur et à mesure et ajuster les saveurs avec patience.