Lajme

Instituti Hidrometeorologjik del me njoftim se si të mbrohemi nga moti i lig

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:23 / 7 June 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ndikohet nga fushat e fuqishme ciklonike.

IHMK-ja bën të ditur se do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.

Një mot afërsisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë.

Instituti ka dal edhe me njoftim se si të mbrohen qytetarët nga moti i lig:

1.Nëse jeni gjendur jashtë gjatë një stuhie, mos qëndroni pranë një pemë, një shtylle telefoni ose shtyllë flamuri. Distanca e sigurt nga objektet e larta është dyfishi i lartësisë së objektit;

2.Kur rrufeja kërcënon, futuni brenda një shtëpie, ndërtese të madhe ose një automjeti tërësisht metalik;

3.Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë në një zonë pyjore, strehohuni nën pemë të vogla dhe qëndroni larg pemëve të larta;

4.Nëse stuhia afrohet kur jeni jashtë, mos u bëni cak i saj. Mund të jetë fatale. Mos qëndroni në majë të një kodre, në një fushë të hapur ose përgjatë një plazhi;

5.Nëse stuhia afrohet kur jeni duke notuar ose pranë ujit, dilni nga uji menjëherë dhe largohuni nga plazhi;

6.Gjatë një stuhie me vetëtima, hiqeni ombrellën, qëndroni larg gardheve me tela, pajisjeve me tela për tharje të rrobave, tubacionet metalike, shinat metalike dhe objekte të tjera metalike;

7.Gjatë një stuhie me vetëtima, qëndroni larg pajisjeve elektrike, kanaleve të ngrohjes, radiatorëve dhe hidraulikës. Hiqni nga priza pajisjet kryesore elektrike;

8.Rrufeja është vdekjeprurëse. Gjatë një stuhie me rrufe mos përdorni pajisje elektrike si brisqe, mikserë, tharëse flokësh dhe pajisje lavanderie;

9.Rrufeja mund të jetë vdekjeprurëse, por një person i vrarë në dukje rrufeja shpesh mund të ringjallet nga metoda e ndihmës së shpejtë gojë më gojë, masazhi i zemrës ose frymëmarrja artificiale;

Nëse disa njerëz goditen nga rrufeja, së pari trajtoni ata që duken të vdekur. Ata që tregojnë shenja jete ndoshta do të shërohen vetë.

On néglige souvent la température de la vaisselle, pourtant elle change la perception d'un plat autant que son assaisonnement. Les recettes de restaurants et de cafés méritent donc une étude plus attentive. le moment précis pour ajouter le miel Erreur fréquente : citron vert et film un sel floral aux pétales séchés quand le yaourt reste trop liquide vu autrement, le cognac dans le gravlax on conseille souvent cette poudre de tomates le détail pour un porc tendre Automne : pancakes aux pommes poêlés On conseille souvent la farine pour raffermir jusqu'au cœur des petits pains Au printemps, des brochettes hachées qui tiennent garder la menthe fraîche plus longtemps ne pas rincer le millet avant cuisson Cave humide ou garde-manger : on la sèche trop longtemps : méthode simple chou nature ou cranberries : réussir la fermentation Quand on rentre tard, une recette simple permet de préparer un dîner réconfortant sans sortir de chez soi. Quelques produits frais, une cuisson précise et les astuces des chefs suffisent à retrouver l'esprit d'un bon café.