Lajme

Ironizon Zogiani: Isë a po ju çon Grenelli mesazha hala….

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:54 / 14 July 2022

Ish i dërguari amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Serbisë nuk duhet t’i kërkohet njohja e Kosovës.

Duke folur para studentëve të shkencave politike në Beograd, Grenell ka kërkuar që KFOR-i të largohet nga Kosova dhe që trupat amerikane nuk duhet të jenë këtu nën flamurin e OKB-së.

Ai poashtu ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe Bashkimin Evropian, për pengim të procesit të dialogut.

Për këtë ka reaguar Avni Zogiani, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

“Dullo, Isë, e ju tjerë… demantojeni! A po ju çon mesazhe hala…?”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.

Tetë muaj më parë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka treguar se Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzonte Qeverinë Kurti 1.

Ai kishte treguar se ka pasur mesazh të qartë nga Grenell drejtuar LDK-së për këtë çështje dhe se sa herë kalonin ditët pa ndodhur gjë, presioni rritej.

”Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe çdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6 , 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, kishte thënë Gashi.

×