Lajme

Ish-amabasadori amerikan në Prishtinë: Thelbi i tensioneve s’janë targat, por mosnjohja e Kosovës nga Serbia qe 25 vite

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:19 / 8 November 2022

Thelbi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është te targat, tha ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delavie, por në refuzimin e Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës qe 25 vite, tha ai në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Diplomati i pensionuar amerikan që shërbeu në Kosovë prej vitit 2015 gjer më 2018 u shpreh se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, prej të cilave janë larguar, ngase kjo është në vetë interesin më të mirë të tyre.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria e Kosovës”.

Iniciativën e komunitetit ndërkombëtar për të shtyrë çështjen e zbatimit të vendimit për riregjistrimin e targave, Delavie e sheh të arritshme, siç thotë ai, nëse do të paraprihej nga një marrëveshje e zbatueshme nga dyja palët.

Në lidhje me iniciativën franko-gjermane, anipse thotë se nuk e di përmbajtjen, ai shton se beson tek iniciatorët.

“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze e gjermane për të nxjerrë një iniciativë e cila do të zgjidhte një nga pengesat më të mëdha që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”.

Med cvrtjem jedi dobijo izrazit okus, pečenje pa ohrani več naravnih lastnosti živil. Razlike je vredno podrobneje raziskati. drobni koraki za zamrzovanje Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro ugotovimo, da za okusen obrok ne potrebujemo veliko. Iz preprostih sestavin lahko pripravimo zdrave recepte brez kompliciranja.