Lajme

Ish-deputeti i LVV-së, Krasniqi: Të rregullohen raportet me SHBA-të ose të rrëzohet Qeveria Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:06 / 13 July 2022

Pas kohës së tij si ish-deputet nga radhët e LVV-së, Florin Krasniqi rikthehet për të ju kërkuar falje njerëzve që i kishte drejtuar drejt LVV-së dhe njëherësh, për të dhënë një kritikë ndryshe ndaj Qeverisë Kurti

“Unë kam ardhur këtu për të ju kërkuar falje njerzëve që i kam dërgu në Vetëvendosje, unë ju kërkoj falje se nuk e kam dit që Lëvizja Vetëvendosje e bjen Kosovën në këtë situatë”.

Këtë e thotë Florin Krasniqi në studion e Debat Plus gjersa thotë se Qeveria Kurti ka punuar në mënyrë të dëmshme intenzivisht për Republikën e Kosovës.

I ftuar në Debat Plus, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka krijuar një bindje të gabuar se Kosova duhet të afrohet me Gjermaninë dhe Evropën.

“Gjermania është shtet i begatë ja kemi pa hajrin po është i dobët politikisht, as vizat spo mundet me na i hjek. Unë s’jam kundër saj dhe relacionit me Kosovën por relacioni me Evropën është i nevojshëm e me Amerikën i shenjtë”, thotë ai për RTV Dukagjinin.

Lidhur me vizitën e fundit të Kurtit në SHBA, Krasniqi ka thënë se Kurti kishte takuar njerëz më të rëndësishëm përgjatë kohës kur ai ishte përkrah tij.

“Njerëz më të rëndsishëm ka takur kur ka qenë me mu e Visar Ymerin sesa kur u kan tash. Kryeministri i Kosovës duhet me taku njerëz në ‘State Departament dhe Pentagon”, thotë ai gjersa thekson se kjo vizitë është shembulli se si Kurti ka acaruar mardhëniet me SHBA-të.

Duke e cilësuar Kurtin si “të rrezikshëm”, sipas tij, Kosova është duke injoruar Amerikën dhe një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë.

Teksa tregon se sa i zhgënjyer është me punën e deritanishme të Kurtit, ish-deputeti i LVV-së thotë që pritshmërit e tij ndaj Kurtit ishin më të mëdha.

“Kosovës i duhet një lide ri fuqishëm, i përkrahur nga miqët tanë”, thotë ai.

Një guxim që sipas tij nuk është i dëshmuar, ai thotë se kjo rrjedh nga marrja me gjërat e vogla si targat të cilat, rrjedhimisht kanë dobësuar figurën e tij si lider.