Lajme

Ish-ministri i Arsimit: Zhurma nuk ka qenë asnjëherë në ADN-në e PDK-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:39 / 5 May 2022

Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha që është  i zhgënjyer me veprimet e deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha që duke shikuar sot sesionin e paradites së Kuvendit të Kosovës iu rikthye nostalgjia për kuvendet e legjislaturave të vitit të kaluara, në të cilat edhe ai ka qenë deputet i zgjedhur.

Më poshtë statusi i plotë i Bajramit pa ndërhyrje.

Duke shiquar sot sesionin e paraditës së Kuvendit të Kosovës, mu rikthya nostalgjia për kuvendet e legjislaturave të vitit 2001, 2004, 2007,2011,2014,në të cilat isha edhe unë deputetë i zgjedhur..

Në këto legjislatura gjysma e deputetëve ishin profesorë universitarë, njerzë me integritet profesional, kombëtar e etikë që kishin së paku një dekadë kontributë në procese të shtetëndërrimit. Kurse sot pamja e kuvendit duket shumë e zymtë, me deputet që as fshati i tyre nuk i njeh, pas asnjë përvojë pilitike, e që të vetmen cilësi që e demonstrojnë është militanizmi politik. Natyrishtë, këtu ka përjashtime me pak deputetë të ndershëm, që shurdhohen në llumin e dreputetëve të padishëm dhe pa inetegritet.

Në mënyrë të veqantë më zhgënjyan kolegët deputet të PDK-së, që sot zgjodhen zhurmen e tavolinave si mjet politikë. Nuk ka qenë asnjiherë në ADN e PDK- së zhurma, dhuna si mjet i veprimit politik.

PDK është ndërtua me logjiken shtetëformuese, kushtetuese e ligjore dhe metodat e tilla asnjëherë nuk do të mbështeten nga elektorati i saj. Përvoja e dikurshme e partisë në pushtet me veprime destruktive nuk duhet të praktikohet nga partitë shtetformuese. Ato duhetë lërë të qeverisë partinë në pushtet për mandat të plotë, në mënyrë që ajo të marrë faturen e mirëqeverisjes/keqëqeverisjes nga qytetaret e Kosovës në fund të mandatit të plotë kushtetues. Përdorja e metodave jashtë parlamentare, zhurma, përplasja e tavolinave janë një amnesti për traditen e dhunës parlamentare,e përdorur nga opozita e më herëshme.

Demokracia parlamentate në të gjitha vendet demokratike ka rritur standartet e qeverisjes dhe të etikes politike. Fatkeqësishtë në shtetin tonë këto standarde kanë degraduar në nivele shumë të ulëta.

Jakými změnami projde vaše tělo, Tento je váš muž": charakteristiky spolehlivého partnera pro Jak se zbavit nežádoucích mouch v bytě: Jak se zbavit nepříjemného zápachu z Proč se televizor nezapíná: nejčastější příčiny a Jak zmrazit bobuloviny na zimu: podrobný plán krok za krokem Co se stane, když každý den budete jíst Jaké změny očekávat v lásce: psychologický test vám 6 věcí, které profesionální dekoratéři nikdy nedělají ve Přesný věk transformace lidí v jejich rodiče 7 druhů zeleniny, které se vyplatí Lososový kebab: Neobvyklý recept na chutnou pochoutku