Lajme

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane: VV-ja e ka mbajtur peng Kosovën për vizat që 6 vjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:53 / 23 June 2022

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka komentuar Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të mbajtur sot në Bruksel dhe pritshmeritë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo tha se befasia e vetme do të kishte mundur të ndodhte nëse në Bullgari nuk do të mbahej votëbesimi ndaj qeverisë, në mënyrë që Bullgaria do ta ndërronte veton që e ka përdorur kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ahmetaj tha se Bashkimi Evropian gjendet në një udhëkryq, teksa shtoi se përkundër deklaratave boshe të BE-së, nevojiten veprime konkrete të cilat do ta integronin Ballkanin Perëndimor në BE.

“Unë e pashë një votim brenda parlamentit holandez që ishte pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe sikur kryeministri holandez nuk ishte më në atë grupin që e bllokon këtë, por për vet faktin që çështja nuk vihet në rend të ditës në Këshillin Evropian, kjo do të thotë që s’ka konsensus dhe është e kotë se cili shtet është ai që po e bllokon”.

“Edhe në draft-konkluzionet të samitit të sotëm, sa kam parë, bëhet thirrje vetëm vazhdimi i dialogut dhe arritja e marrëveshjes, por s’përmendet çështja e liberalizimit. Sa e pashë unë s’do të përmendet dhe kam mjaftë dilemë se do të inkorporohet në konkluzionet finale që pritet që sonte eventualisht nesër të dalin”, është shprehur Ahmetaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ish-ministrja për Integrime Evropiane, ka fajësuar qeverinë e tanishmë që dikur ishte opozitë, duke thënë se e ka mbajtur peng Kosovën në të gjithë procesin e liberalizimit të vizave, duke krijuar sipas saj, narrativë artificiale si ajo për demarkacionin, tha ajo.

“Dhe sot, në çështjen e dialogut nuk kemi treguar ndonjë konstruktivitet të madh dhe vullnet të madh që në vend se të luftohet për të shkuar në Bruksel dhe të arrihet marrëveshja me Serbinë, por ne jemi treguar mendjemëdhenjë dhe jemi treguar sikur bota sillet rreth nesh, e në anën tjetër Kosova ka mbetur peng në këto 6 vjet i kryeneçësisë, i arrogancës dhe injorance të pafund”.

“Kemi humbur momentumin me liberalizimin e vizave dhe ka qenë momentum politik. Sot, Evropa e ndërlidh dialogun edhe me çështjen e liberalizimit të vizave”, është shprehur Ahmetaj, njofton Klankosova.tv.

Në fund, ajo kritikoi edhe paraqitjen e presidentes Vjosa Osmani, ku tha se në Bruksel nuk shkohet me kërkesën e liberalizimit të vizave.

“Të flitet për liberalizimin, në kohën kur Kosova ka çfarë të kërkoj më tepër nga Brukseli mendoj se tregon shumë për nivelin e Vjosa Osmanit”, tha Ahmetaj.

Získejte skvělé tipy a triky pro zlepšení svého každodenního života! Na našem webu najdete spoustu užitečných návodů a receptů na vaření, stejně jako užitečné články o zahradničení. Buďte inspirací a naučte se nové věci každý den s našimi články. Buďte na cestě k lepšímu já s našimi skvělými nápady! Jak si postavit vlastní včelí Tajemní obyvatelé zahrady: Jak je poznat Zahrada: Sandarium jako efektivní alternativa k hmyzímu hotelu jako řešení Zahrada: Jak poznat zvlnění broskví a Zahrada: Může váš soused zakázat Zahrada: Jsou červnoví brouci přátelé nebo nepřátelé? Zahrada: Jak předcházet nedostatku živin u rajčat pomocí Trávníky: Zápach po sekání jako varovný Trávník: Jak Komáři: Skutečná nebezpečnost repelentů proti komárům Jak zvládnout neustálé štěkání psa u plotu Rostliny na zahradě: Neopatrní majitelé bazénů mohou čelit pokutě až 500 000 Bojovníci: zachraňte zelí před broukem mandelinkou Kávová sedlina: Skutečně chrání vaše rostliny Škůdci: Vzácný brouk vyvolává alarm u odborníků i zahrádkářů Problém s hmyzem: Jak udělat váš hmyzí hotel Zahrada: Jak mrtvé dřevo pomáhá divokým včelám Komáři: Účinnost a bezpečnost repelentů proti komárům pro lidské zdraví Zahrada: Jak zalévání rajčat slanou vodou může pomoci? Nejlepší tipy pro usnadnění vašeho každodenního života, lahodné recepty a užitečné články o zahradničení - vše na jednom místě! Najděte inspiraci a praktické rady pro každý den na našem webu.