Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Këtë Jahjaga e bëri të ditur përmes një statusi në facebook, ndërsa thotë se me Clintonin ka diskutuar për të arriturat por dhe sfidat, me të cilat po përballet shteti i Kosovës, transmeton Sot News.
”Sot pata nderin ta takoj miken tonë të madhe, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, në Nju Jork. Gjatë takimit tonë diskutuam për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon.
Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtetndërtimin tonë.Pas tërë këtyre viteve, miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-së”.