10:17 / 7 January 2023
Analisti politik Dardan Islami, ka dhënë një ide se si do të shpenzoheshin më mirë, paratë të cilat sipas tij u shpenzuan për petarde e fishekzjarre, gjatë festave të fundvitit.
29 milionë euro u shpenzuan për to thotë Islami. E me këto para ai thotë se do t’ia siguronte shtetit të Kosovës 10 tankse.
Islami ka shtuar se tankset do të ishin të përdorura por në gjendje të mirë.
“Populli im festiv ka shpenzuar 29 milion ne petarda e fishekzjarre. Me ato lek jau kisha sigurue 10 tankse te perdorta, por ne gjendje te mire!”
Islami nuk ka dhënë më shumë detaje se ku do ti gjente tankset, e të çfarë lloji do të ishin ato.