Lajme

Jasharaj: Ka shumë pakënaqësi te mësimdhënësit, veçse ka filluar greva e “heshtur”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:06 / 21 February 2024

Sindikata e Arsimit po këmbëngul në kërkesat e tyre.

Ata tash e sa kohë, nuk po pajtohen me Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit.

Për mos realizimin e kërkesave këta të fundit po paralajmërojnë grevë.

Por kjo grevë s’do të jetë e zakonshme, por “e heshtur”.

Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se greva e heshtur do të thotë ‘kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje’.

Jasharaj tha se mësimdhënësit e arsimit s’po kanë mundësi të japin kontributin e tyre të plotë.

“Më e keqe se greva publike është ajo e heshtur, sepse atë publike të gjithë e dimë që shkollat janë të mbyllura dhe nxënësit janë në shtëpi, greva e heshtur është me të punësuar të pakënaqur me pagat. Kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje. Mësimdhënësit nuk po e japin kontributin që duhet ta japin pasi janë të zhgënjyer”, tregon Jasharaj.

Après une journée chargée, on improvise souvent un dîner rapide, puis l'on découvre qu'un plat simple peut avoir le goût d'un bon restaurant. Les recettes de chefs méritent d'être étudiées plus en détail. Entre égouttage et finition en poêle Quand le café refroidit dans la tasse, on pense déjà au dessert : une recette simple peut sauver la fin du repas.